Vendi në situatë kritike nga përmbytjet, por ky burrë nga Saranda “bën plazh”

Shqipëria

Vendi në situatë kritike nga përmbytjet, por ky burrë nga Saranda “bën plazh”

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:12
Pamje nga video

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përshirë të gjithë territorin prej ditës së djeshme ka shkaktuar problematika në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes deri tani janë evakuuar 315 persona.

Ndërkohë një ndjekës i Ora News ka treguar se ka gjetur mënyrën e duhur për ta kaluar me sportivitet këtë situatë. Çimi nga Saranda ka bërë zhytje në ujë duke thënë se të notosh në shi është një mrekulli.

Dihet se situata në vend vazhdon të jetë kritike, ku shumë zona janë përmbytur dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat