Përmbytjet në Mallkuç, FA shpëtojnë nënën me vajzën 3-vjeçare

Shqipëria

Përmbytjet në Mallkuç, FA shpëtojnë nënën me vajzën 3-vjeçare

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:14
Pamje nga aksioni

Situata problematike si pasojë e reshjeve të shiut ka prekur të gjithë vendin, ku shumë zona janë të përmbytura.

Forcat e Armatosura janë në shërbim për evakuimin e banorëve, ku së fundmi kanë shpëtuar një grua dhe vajzën e saj 3-vjecare nga fshati Mallkuç të Krujës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka lajmëruar se operacioni është kryer me sukses nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan:

“Nëna dhe vajza e saj 3-vjecare nga fshati Mallkuc mbërritën shëndoshë e mirë pranë të afërmve të tyre falë përkushtimit të rrallë të këtyre djemve! Dashuri të tillë për jetën gjen vetëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë!”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat