Përmbytjet në autostradën Tiranë - Durrës: Ministri Xhafaj gjen fajtorin

Shqipëria

Përmbytjet në autostradën Tiranë - Durrës: Ministri Xhafaj gjen fajtorin

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:57
Fatmir Xhafaj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur gjatë pasdites të së premtes Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile për raport dhe analizë lidhur me situatën në vend. Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj foli për një fajtor në përmbytjen e autostradës Tiranë - Durrës ditën e djeshme.

“Në akse ka ndërtime të paligjshme, ka ndërhyrje në lumenj,”, tha ministri, që shtoi se ka raste kur ndërtimet e paligjshmet dëmtojnë funksionimin e kanalizimeve. Ndërtimet e paligjshme, sipas tij, janë faji i përmbytjes në autostradën Tiranë - Durrës.

Ministri i Brendshëm tha se të gjitha strukturat duhet të reagojnë pas tejkalimit të krizës. “Duhet të bëjmë një vëzhgim në terren, për përgjegjësitë administrative dhe penale, por edhe barrën e përgjegjësisë civile”, u shpreh ai.

Lidhur me situatën në Tiranë-Durrës, ministri tha se u rrezikuan jete njerëzish, por që vlerësoi bashkëpunimin me FA-të për shpëtimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat