U kritikua nga qytetarët mbi palmat, Rama shpërfill pretendimet: Përmbytja, për shkaqe të tjera

Shqipëria

U kritikua nga qytetarët mbi palmat, Rama shpërfill pretendimet: Përmbytja, për shkaqe të tjera

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:03
Edi Rama

Me gjithë kritikat e shumta të qytetarëve, por edhe ekspertëve, mbi rolin negativ të palmave në përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës Rama i ka quajtur si qesharake këto pretendime.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Emergjencave në Kryeministri Rama i ka shpërfillur zërat kritike, duke folur për të tjera shkaqe që sollën përmbytjen.

“Pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë, për falënderimin e kryetarit të Partisë Demokratike për të na dhënë mundësi për të qenë në punë, por ka pasur dhe zëra cinizmi që i kanë vënë fajin palmave Po ashtu thanë se është hapur Bovilla dhe Kasharin. Autostrada u mbyt për shkaqe të tjera dhe mbështet ministrin e brendshëm. Aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në sistemin e shkarkimit. Ne nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë, do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

Mandej Rama, sikundër edhe Fatmir Xhafaj fajësoi për përmbytjet ndërtimet informale në rrugë, duke theksuar se “do të identifikojmë të gjitha ngrehinat”.

Sipas ekspertëve, projekti i palmave solli ngushtimin e kanaleve kulluese në të dy anët e autostradës, duke e bërë të pamundur funksionimin normal të saj. Qytetarë të ndryshëm e kanë kritikuar kryeministrin në “Facebook” rreth projektit të palmave që kushtoi 600 mijë euro, dhe për zëvendësimin e tyre do paguhen 2.5 milionë euro të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat