Përmbytjet/ Shqipëria kërkon ndihmë nga Kosova, ekipi niset nesër në orën 6:00

Shqipëria

Përmbytjet/ Shqipëria kërkon ndihmë nga Kosova, ekipi niset nesër në orën 6:00

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 23:33
ilustrim

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Sefaj ka miratuar nisjen e ekipeve për shpëtim në ndihmë të Shqipërisë.

Në postimin zyrtar, thuhet se Republika Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të shirave të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet.

Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë ka kërkuar ndihmë me 5 ekipe të shpëtimit dhe 3 ekspertë të vlerësimit të situatës.

Ekipi pritet të niset nesër në mëngjes në orën 06:00.

Njoftimi vazhdon:

Si rezultat i kësaj Drejtoria e Emergjencave Civile të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent/ Ministria e Punëve të Brendshme, për mbështetje në operacionet e shpëtimit me pesë (5) ekipe të shpëtimit dhe tre (3) ekspert për vlerësimin e situatës. Drejtori i Përgjithshëm i AME-së me miratimin paraprak të Ministrit të Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj ka vendosur që nesër, 2 dhjetor në ora 6:00 ekipet në fjalë të nisen për në destinacion. Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat