Përmbytjet, situatë e rënduar në Bulqizë dhe Korçë

Shqipëria

Përmbytjet, situatë e rënduar në Bulqizë dhe Korçë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:02
Ilustrim

Vijon të jetë e rënduar situata nga moti i keq në Bulqizë. Aksi Qafë e Buallit-Bulqizë kalohet me probleme për shkak të pranisë së ujit në rrugë.

Problemet në këtë aks vijnë edhe si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve. Ndërkohë, të dëmtuara nga përmbytjet janë edhe dy ura, ndërsa është në rrezik edhe argjinatura e lumit Drin, në Gjoricë.

Përsa i përket Korçës, lumi Devoll ka dalë nga shtrati duke përmbysur nënstacionin e Zemblakut. Niveli i ujit pranë këtij nënstacioni ka arritur 1 metër dhe rrezikohet furnizimi me energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat