Rama jep garanci nga fshati i përmbytur: Pa merak, nuk do të vazhdojë më kjo histori

Shqipëria

Rama jep garanci nga fshati i përmbytur: Pa merak, nuk do të vazhdojë më kjo histori

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 11:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ka dalë vetë në terren për të inspektuar zonat e përmbytura në qytete të ndryshme.

Dje në drekë, kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një zonë problematike si Ura e Mifolit në qytetin e Vlorës.

Ndërsa sot, ai vizitoi fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

 “Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak,” – iu drejtua kreu i qeverisë një banori të Ferrasit.

Ndonëse kjo situatë është përsëritur vit pas viti si në qeverinë Berisha ashtu edhe atë Rama, kryeministri duket se tashmë, ngjashëm me çështjen e kanabisit i ka dhënë zgjidhje këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat