Basha në Fushë Krujë: Të ndihmohen familjet e prekura

Shqipëria

Basha në Fushë Krujë: Të ndihmohen familjet e prekura

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:40
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar zonën e përmbytur në Fushë Krujë ku kërkoi të ndihmohen familjet e prekura.

Basha është takuar dhe me banorët e Bilaj, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se emergjencat civile kanë vepruar me vonesë.

Në Fushë Krujë janë përmbytur dy lagje me 1500 banorë dhe tërësisht 3 fshatra në zonën e Bubqit, me 100 shtëpi dhe 600 ha tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat