Rrokaj: Ku shkuan 7 mln eurot për argjinaturat e Vjosës?!

Shqipëria

Rrokaj: Ku shkuan 7 mln eurot për argjinaturat e Vjosës?!

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:39
Shezai Rrokaj

Teksa ka inspektuar zonat e prekura nga përmbytjet në qarkun e Vlorës, deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj i ka kërkuar llogari qeverisë për 7 mln eurot e investuara në argjinaturat e Vjosës të cilat nuk dhanë asnjë rezultat.

Rrokaj tha se nëse nuk nxirren përgjegjësitë situata do të përsëritet vit pas viti. Analizë Rrokaj kërkoi edhe për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës.

Shezai Rrokaj: Kam qenë në dy zona, pranë Mifolit dhe këtu në Novoselë. Problematika është shumë e vështirë, uji nuk ka rënie për momentin dhe pritet të ketë akoma prurje të tjera siç po tregon dhe moti. E rëndësishme është që gjithë strukturat të merren me shpëtimin e jetës së njerëzve, pastaj të gjësë së gjallë, pastaj të minimizohen dhe demet që po pësojnë familjet. Ka mjaft familje dhe fshatra të tëra që janë nën ujë. Është një apel i madh jo për të ngatërruar punën e Zotit me ato të qeverisë, por për ti thënë kësaj qeverie se vite më parë u premtua se në Vjosë nuk do të kishte më probleme, u tha se do të investoheshin 7 milion euro. Pasi të kalojë kjo situatë të jepet përgjigje se pse pasi janë shtuar dhe këto prurje lumi shpërtheu dhe kemi po të njëjtën gjendje që kemi pasur dhe më parë. Sot për sot nuk ja vlen të bëhet kjo analizë.

Fondet e buxhetit të shkojnë në destinacion

Sot ne nuk kemi ardhur për të qenë pranë qeverisë por për të qenë pranë banorëve. Detyra e dytë e jona është se jemi në politike dhe duhet të shikojmë se cila është përgjegjësia e kësaj force politike. Është fakt që këtu nuk ka atë ndryshim që pritet të kishte, sepse argjinaturat që menduan se do ti rezistonin çdo lloj vershimi të Vjosës së egër nuk i rezistuan.Është momenti për të bërë analizën siç duhet bërë analiza dhe për përmbytjen e autostradës. Nuk kishte ndodhur që autostrada të bllokohej dhe u bllokua. Nëse ka shkelës ligji të dënohen shkelësit. Duhet bërë një bilanc, të mos e kalojmë kështu situatën vit për vit, të themi: Hajt se na duhen thasë me rërë të radhës, apo zhdëmtimet e rradhës, pa folur dhe për shpërdorimet që ndodhin në të tilla raste. Është momenti tu themi banorëve të këtyre fshatrave që shteti i shpenzoi këto lekë dhe këto lekë janë të taksapaguesve jo të PS. Është mirë që politika të heqë dorë nga arroganca. Fondet e buxhetit të shkojnë aty ku duhet.

Apeli për banorët

Nuk kemi humbje në burime njerëzore dhe bagëti. Dëmet e tjera do të jenë kolosale. Nëse koha do të precipitojë dhe bëhet edhe më keq gjëja e parë që duhet të bëjnë banorët është të largohen urgjentisht dhe aty ku mundet bashkë me bagëtitë. Politika, sidomos qeveria vjen të bëjë qokën e rradhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat