Ekipet për shpëtim nga Kosova nisin operacionet e shpëtimit në Shqipëri

Shqipëria

Ekipet për shpëtim nga Kosova nisin operacionet e shpëtimit në Shqipëri

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 18:41
Permbytjet

Ekipet për shpëtim dhe ekspertët për vlerësimin e situatës të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave të Republikës së Kosovës, të cilat janë nisur sot në mëngjes me miratimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj, kanë mbërritur në qytetin e Fierit të Republikës së Shqipërisë, ku kanë filluar operacionet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit janë pritur nga drejtori i Emergjencave Civile të Shqipërisë, Shemsi Prenqi dhe bashkërisht do të veprojnë në ndërhyrje për shpëtim në vendet më të prekura në rajonin e Fierit.

Një pjesë e ekipit, i cili është i përgatitur sipas standardeve evropiane nga projekti  “IPA Flood” dhe në kuadër të këtij programi është duke vepruar me ekipin homolog shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është duke kryer operacione në fshatin Novosellë të Fierit.

Qyteti i Fierit është njëra nga zonat më të rrezikuara pas përmbytjeve, problemet më të mëdha deri më tani i ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit “Vjosa”.

Ky është intervenimi i dytë i Agjencisë për Menaxhim Emergjent i Kosovës në rajon, pas ndihmës që i kanë dhënë Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat