Habit ‘Kaubojsi’: Kam bërë vetëm 1 gabim në jetë, nuk jam marrë me hashash

Shqipëria

Habit ‘Kaubojsi’: Kam bërë vetëm 1 gabim në jetë, nuk jam marrë me hashash

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 00:20
Eduart Ndocaj

Ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur edhe me nofkën “Kaubojs” për shkak të kapeles së kaubojsit që mbante gjithmonë edhe në ambientet e Kuvendit ka folur për humbjen e tij në zgjedhjet parlamentare që e lanë jashtë parlamentit..

Këtë vit Ndocaj priti që të merrte një mandat në qytetin e tij, Lezhë, por nuk ndodhi dhe tani që nuk është më pjesë e Parlamentit, gjatë intervistës në “Xing me Ermalin”, ish-deputeti thotë se ka bërë vetëm një gabim.

“Gabimi im ishte se nuk u mora me hashash këto 3 vitet e fundit”, u shpreh Ndocaj ndërsa moderatori Ermal Mamaqi ja ktheu: “Kujdes se the këto 3 vitet e fundit, tingëllon çik keq, ngjan sikur je marr me hashash para 3 vitesh”… “Jo absolutisht, por meqënëse në politikë kam tash e 4 vjet”, u përgjigj ish-deputeti.

Ndocaj tha gjithashtu se edhe pse nuk është më deputet, ai mund të futet në Parlament duke u shprehur: “Në atë parlament mund të hyjë kushdo. Është katandisur aq keq sa parlamenti është vendi i fundit ku njeriu do që të hyjë sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat