Xhaçka në Darzezë: Të gjithë në këmbë që hidrovori të mos dalë jashtë funksioni

Shqipëria

Xhaçka në Darzezë: Të gjithë në këmbë që hidrovori të mos dalë jashtë funksioni

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 08:01
E pranishme për të parë nga afër situatën në hidrovorin e Darzezës në Fier, ishte dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Situata më e rënduar si pasojë e  reshjeve të shiut, duket se është zonë e Fierit, ku prej më shumë se një dite, ndodhen të dislokuara Forcat e Armatosura, si dhe specialistë të emergjencave civile.

Mbrëmjen e djeshme, e pranishme për të parë nga afër situatën në hidrovorin e Darzezës në Fier, ishte dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ndërkohë, në Darzezë që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen 40 efektivë të Forcave të Armatosura në gatishmëri për ndërhyrje në rast nevoje.

“Jemi në këmbë të gjithë për t’u siguruar që hidrovori mos dalë jashtë funksioni, argjinatura të përforcohet e të merren masa në rast emergjente për 400 familjet që preken të parat nga përmbytja e mundshme. Përgjegjësi maksimale për të parandaluar sa mundemi e për t’ju gjendur pranë gjithkujt që i rrezikohet jeta dhe prona.”, tha Xhaçka.

Më herë, në Fieri ishte edhe presidenti Ilir Meta, ku bërë thirrje që kjo situatë të menaxhohet me kujdes, që të mos kemi viktima në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat