Kukës, trashësia e borës arrin në 30 cm

Shqipëria

Kukës, trashësia e borës arrin në 30 cm

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 08:30
Kukës

(E plotësuar) - Mesnatën e sotme kanë filluar edhe reshjet e borës në qarkun e Kukësit, ndërsa trashësia ka arritur nga 4cm në qytet, deri në 30 cm në zonat malore.

Autoritetet raportojnë se për shkak të reshjeve, ka pasur bllokime momentale rrugësh, të cilat tani janë të gjitha të kalueshme dhe pa ndihmën e zinxhirëve.

Aktualisht, në qarkun Kukës nuk raportohen probleme në drejtim të sigurisë së jetës së njerëzve, ndërsa raportohet mungesa e energjisë elektrike në disa zona.

Kështu në Kukës janë pa energji elektrike njësitë administrative Malzi, Bushtricë, Ujmisht, Grykë-Çaj dhe Shishtavec.

E njëjta situatë është edhe në njësitë administrative të bashkisë Tropojë, Margegaj, Tropojë e vjetër, Llugaj dhe Lekbibaj.

Fillojnë reshjet e borës në të gjithë qarkun e Kukësit

Kanë nisur reshjet e borës në gjithë qarkun e Kukësit që nga 3:05 e ditës së diel.

Bora në qytet ka arritur në 4 cm në qytete dhe 30 cm në Valbonë. 

Temperatura minimale është zero gradë. 

të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat