Rama publikon videon e shpëtimit të tre qytetarëve që ishin në rrezik të mbyten

Shqipëria

Rama publikon videon e shpëtimit të tre qytetarëve që ishin në rrezik të mbyten

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 09:00
Pamje nga video e shpëtimit të tre qytetarëve që ishin në rrezik të mbyten

Në ditën kur Shqipëria vazhdon të jetë nën ujë dhe të vuajë pasojat e përmbytjeve të mëdha, kryeministri Edi Rama, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një video të momentit të shpëtimit nga vdekja të qytetarëve nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Në postimin e tij, Rama vlerëson lart angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat operuan pa ndërprerë gjatë kohës së përmbytjeve.

“Me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë pa pushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë”, ka shkruar Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat