Forcat e Armatosura shpëtojnë 60-vjeçarin nga Tepelena

Shqipëria

Forcat e Armatosura shpëtojnë 60-vjeçarin nga Tepelena

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:18
Forcat e Armatosura

Një 54-vjeçar me probleme shëndetësore nga fshati Gllavë i Tepelenës, që ndodhej i izoluar për shkak të përmbytjeve, është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga Forcat e Armatosura.

Siç mësohet nga burime nga Ministria e Mbrojtjes, trupat e Forcave të Armatosura kanë ngritur një helikopter, i cili ka transportuar drejt QSUT-së Luan Cakën, 54 vjeç, me probleme të rënda kardiake.

Më herët, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Bardhyl Kollçaku zhvilloi një takim me efektivët e gatishmërisë në sallën operative mbi situatën dhe angazhimin në orët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat