Pas përmbytjes së shtëpisë, nëna e dy fëmijëve ka vetëm një kërkesë

Shqipëria

Pas përmbytjes së shtëpisë, nëna e dy fëmijëve ka vetëm një kërkesë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:07
Rajmonda Smoqi

Rajmonda Smoqi është një nënë e dy fëmijëve, e cila ka braktisur shtëpinë e saj dy katëshe të mbuluar nga uji i lumit Erzen në lagjen “Erzen” në Shijak.

Me zërin që i dridhet dhe me pikëllim të madh në sy, gruaja tregon sesi e braktisi shtëpinë para se uji të hynte në banesë.

Ajo tregon se si u largua së bashku me dy fëmijët nga shtëpia, para se lumi të hynte në shtëpinë e saj e të bëhej ‘zot shtëpie’. Në banesën dy katëshe ka qëndruar vetëm bashkëshorti i saj, ndërsa e gjithë lagjja është pa drita e pa ujë të pijshëm. Këtë verë kishte rregulluar shtëpinë pas përmbytjes së fillim vitit nga lumi.   

Gruaja ka vetëm një kërkesë: Të thellohet shtrati i lumit e të jetojë e qetë në shtëpinë e saj.

Dy ditë më parë nga prurjet e lumit Erzen, tre ura në Shijak janë shembur duke bllokuar tri fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët. Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, nga shtëpitë e tyre të përmbytura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat