Basha e Subashi në Darzezë, vlerësime për operacionet e shpëtimit nga FA

Shqipëria

Basha e Subashi në Darzezë, vlerësime për operacionet e shpëtimit nga FA

Nga: ATSH Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:25
Basha e Subashi në Darzezë

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot zonat e përmbytura në Fier.

Ndalesa e parë ishte në Darzezë, ku theksoi Basha, futja në fshat ishte e pamundur.

“Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka”, tha ai.

Basha përgëzoi ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi e njohu Bashën me masat e marra për shpëtimin e njerëzve.

Basha u shpreh se tani që reshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat