Situata kritike në Poliçan, shemben urat e përmbyten 31 hektarë tokë

Shqipëria

Situata kritike në Poliçan, shemben urat e përmbyten 31 hektarë tokë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:54
ilustrim

Dalja nga shtrati e lumit Osum, shkaktoi përmbytjen e rreth 31 hektarë toke në Poliçan, në fshatrat Mbrakull, Fushë-Peshtan, Bregas Vodicë, prej të cilave 25 hektare tokë gjendjen ende nën ujë.

Prurjet e dendura të lumit kanë shkaktuar përmbytje në stacionin e pompimit të fshatiti Mbrakull, duke e dëmtuar dhe nxjerrë jashtë funksionit.

Situata paraqitej problematike në fshatrat Fushë-Peshtan dhe Tozhar, pasi në këto fshatra u dëmtuan tërësisht urat pasarel që lidhin fshatrat me pjesën tjetër.

Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Bashkisë Poliçan me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe mjete është bërë e mundur pastrimi nga rrëshkitjet e masivëve të dherave dhe stabilizimi i aksit nacional Poliçan-Mbarkull, është ndërhyrë për riparimin e staciont të pompimit në fshatin Mbrakull si dhe është riparuar tërësisht ura e fshatit Tozhar duke e kthyer në funksionalitet për banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat