Situata pas përmbytjeve/ Jetoni në Vlorë? Vjen njoftimi i rëndësishëm

Shqipëria

Situata pas përmbytjeve/ Jetoni në Vlorë? Vjen njoftimi i rëndësishëm

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Vlora është një nga qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet, dhe ku situata paraqitet më kritike. Duke parë mungesën e furnizimit me energji elektrike, Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ju bën thirrje qytetarëve të Novoselës, se për shkaqe sigurie të jetës së banorëve, të mos konsumojnë ujin për ta pirë apo për gatim.

Ujësjellës Kanalizime, kërkon nga banorët e Novoselës, të gjitha fshatrave të saj, por edhe të zonave të tjera që furnizohen nga ky Ujësjellës, përfshi edhe disa fshatra të Njësisë Administrative Qendër,që të shmangin konsumin e këti uji, deri në një njoftim të dytë.

“Bëjmë me dije se Stacionet e Pompimit të Ujësjellësit nuk janë përmbytur, por duhet të bëhet klorinimi i tubacioneve. Pasi të kryhen analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe pasi të jepet miratimi i specialistëve të shëndetësisë, uji mund të konsumohet.” thuhet ndër të tjera në njoftimin e UKV.

Kujtojmë se Jugu i vendit, si pasojë e përmbytjeve nga dalja e lumit “Vjosë” nga shtrati, ka patur anomali në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat