Hasjani nën hetim, tentoi të martonte me zor 17 vjeçaren

Shqipëria

Hasjani nën hetim, tentoi të martonte me zor 17 vjeçaren

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:28
ilustrim

Duket se tentativa për të martuar një 17 vjecare pa dëshirën e saj në Gjakovë, i ka kushtur shtrenjtë një 55 vjecari nga Hasi.

Ai po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se donte ta martonte vajzën nga Kruma, kundrejt pagesës.

Lajmi konfirmohet nga drejtoria vendore e Policisë Kukës, seksioni për trafikun e paligjshëm.

“Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 55 banues në fshatin Peraj, Has, pasi dyshohet se me datë 17.10.2017, ka tentuar të martojë në Gjakovë, Kosovë, kundrejt pagesës, pa dëshirën e saj, shtetasen me iniciale A. J, vjeç 17, banuese në Krumë, Has. Nenet 128/b e 22 të Kodit Penal.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat