Basha në Ferras: Situata alarmante, emergjente furnizimi me ujë

Shqipëria

Basha në Ferras: Situata alarmante, emergjente furnizimi me ujë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:24
Përmbytjet në Ferras

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha vijon të ndjekë nga afër përmbytjet. Gjatë pasdites së sotme, Basha ka qenë në Ferras të Fierit një nga zonat më të “goditura” si shkak i vërshimit të Vjosës.

Basha deklaroi se situata në këtë fshat të Fierit është e rëndë dhe ka fajësuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar situatën. Kryedemokrati ka theksuar se banorët duhet të furnizohen me ujë të pijshëm dhe se kjo është një nevojë imediate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat