Mbaron shiu, fillon bora. Rrëzohen shtyllat elektrike në Valbonë

Shqipëria

Mbaron shiu, fillon bora. Rrëzohen shtyllat elektrike në Valbonë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:39
Valbonë

Pas shiut të rrëmbyer që ka rënë në thuajse të gjithë vendin, tashmë është duke rënë dëborë dhe se edhe bora që bie, ka intensitet.

Kështu zona turistike e Valbonës ka mbetur pa energji elektrike.  Përmes një njoftimi në facebook, ministri Gjiknuri tha se “elektricistët e OSHEE po punojnë për riparimin e fiderit 10 KV Tropojë-Valbonë”.

Por dëbora ka bërë kërdinë në këto zona, teksa ka shembur dhjetë shtylla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat