S’ka izolim të banorëve në Darëzezë, FA vendosin urën Beili

Shqipëria

S’ka izolim të banorëve në Darëzezë, FA vendosin urën Beili

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:58
Ura

Në pak orë, Forcat e Armatosura arritën të nxjerrin nga izolimi banorët e Darëzezës në Fier, pas prishjes së urës si rezultat i reshjeve të dendura që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit në 3 ditët e fundit.

Ura Beili u vendos mbi urën e dëmtuar në Darëzezë nga Forcat e Armatosura mbrëmjen e së dielës.

Forcat e Armatosura janë prej tre ditësh në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje në të gjithë jugun e vendit, aty ku situata paraqitet me problematike.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, siguroi se puna do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e rindërtimit të urës dhe rikthimin e saj në funksion të plotë.

Ura e Darëzezës lidh rreth 2 mijë banorët e kësaj zone me rrethinat e tjera dhe qytetin e Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat