Musine Kokalari “kthehet” nesër në Universitetin La Sapienza, Romë

Shqipëria

Musine Kokalari “kthehet” nesër në Universitetin La Sapienza, Romë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:01
Musine Kokalari

Musine Kokalari “kthehet” neser ne Universitetin La Sapienza, ku një ditë studimi i  kushtohet një gruaje shqiptare që studioi në Itali.

76 vjet pas diplomimit të saj italian, Musinè Kokalari u “kthye” në Sapienza te Romës, citojne mediat italiane.

Një ditë studimi kushtuar një shkrimtari të shekullit të-20, për një grua shqiptare që donte të shkruante të ardhmen e vendit të saj, por regjimi i Enver Hoxhës i mohoi lapsin dhe lirinë. Nesër në Romë: http://bit.ly/2j6KIdh

Në 1938 Kokalari ishte në Romë për t’u diplomuar në letra në La Sapienza. E përkushtuar për krijimin e një Shqipërie demokratike, u kthye në vendin e saj në vitin 1946, por u cilesua nga regjimi komunist si “sabotatore dhe armike e popullit” dhe u dënua me burg dhe izolim deri në vdekjen e saj në vitin 1983.

Faqet italiane të Musine Kokalarit janë rezultat i një pikëpamje dialektike, shqiptare dhe italiane, të një vajze që studionte në një Itali fashiste që pushtoi Shqipërinë e saj më 1939; dëshmi e dramave të jetuara nga autorja dita në ditë, në vitet që e panë atë të marrë pjesë në Sapienza. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat