Përfundon në kohë rekord ura e Darzezës

Shqipëria

Përfundon në kohë rekord ura e Darzezës

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 08:50
Ura e Darzezës

Në një kohë rekord dhe me një punë pa ndërprerje ditë dhe natë, Forcat e Armatosura kanë mundur të ndërtojnë urën në Darzezë dhe sot në mëngjes ajo tashmë është gati.

Pas prishjes së urës si rezultat i reshjeve të dendura që përfshinë të gjithë territorin e vendit ditët e fundit, vjen edhe lajmi i mirë për banorët e kësaj zone në Fier.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaron se është punuar gjatë gjithë natës për ndërtimin e urës në Darzezë dhe sot ajo është pothuajse gati.

Ai thotë se ka mbetur vetëm montimi i elementeve të fundit saj.

Subashi falenderon Forcat e Armatosura që mundën ta realizojnë ndërtimin e urës në një kohë rekord, por dhe për punonjësit e Bashkisë që kanë vazhduar punën gjatë gjithë natës për forcimin e argjinaturës përreth fshatit.

“Ura është vetëm një pjesë e vëmendjes tonë, rreziku i përmbytjes së fshatit vazhdon të ketë pjesën më të madhe të vëmendjes së gjithë strukturave që operojnë në terren. Edhe nëse Vjosa tërhiqet në shtratin e saj natyral, i gjithë uji në fushën e Ferrasit, Kashishtit, apo Çervenit do të vazhdojë të mblidhet në Darzezë, por ne do të vazhdojmë ta superojmë edhe këtë moment me sukses”, deklaron Subashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat