Deputeti i PD: Dëmtohen 4 ura në Përmet, fëmijët nuk shkojnë në shkollë

Shqipëria

Deputeti i PD: Dëmtohen 4 ura në Përmet, fëmijët nuk shkojnë në shkollë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 09:38
Përmet

Deputeti Tritan Shehu u informua sot nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli se ka dëmtime të 4 urave pasarele mbi Vjosë. 

Ato lidhin fshatrat Bual, Carcovë e Sipërme, Kutal, Zhepa dhe dëmtimi i tyre pengon vajtjen në shkollë të fëmijëve të këtyre fshatrave.

“Ka bllokime gjithashtu te fshatrave të Frashërit nga dëmtime serioze të rrugës.

Dëmtimi i sistemit të pompimit të ujit të pijshëm të Përmetit, ka vënë në vështirësi për këtë furnizim esencial qytetin.

Po kështu sistemi i ujit të pijëshëm është dëmtuar edhe në disa fshatra të tjerë.”- thote Tritan Shehu në një status ne facebook. Ai tha se kërkohet ndërhyrje e shpejta dhe dinamike nga strukturat shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat