Xhafaj: Vettingu, shumë shpejt do të shohim rezultatet e para

Shqipëria

Xhafaj: Vettingu, shumë shpejt do të shohim rezultatet e para

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 09:46
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në falën e tij, gjatë konferencës  “Lufta kundër krimit”, bëri me dije se operacionet e fundit të policisë së Shtetit janë në sinkron me reformën në drejtësi.

Po ashtu, Xhafaj u shpreh se vettingu do të ndihmojë në pastrimin e policisë nga efektivë të inkriminuar, të cilët kanë bashkëpunuar me krimin në vite.

 “Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij prcoesi dhe fazën e ngritjes së institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë”, tha Xhafaj.

Ministri tha më tej se “Forca e Ligjit” nuk është i shkëputur nga operacionit e bëra nga policia e shtetit, duke shtuar se lufta antikanabis ka ndihmuar në hedhjen e hapave konkretë në kufizimin e të ardhurave të grupeve kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat