Fier, 20 ditë për të hequr ujin që solli lumi Vjosë

Shqipëria

Fier, 20 ditë për të hequr ujin që solli lumi Vjosë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:13
Arben Çuko

Do të duhen 15 deri në 20 ditë për të hequr ujin që solli lumi Vjosë. Kështu u shpreh Arben Çuko, Drejtori i Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit në Fier.

Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se në funksion janë të gjithë hidrovoret dhe prej tre ditësh po punohet për të përballuar dhe përmirësuar situatën në këtë zonë.

Çuko: Duke pasur parasysh nga dita e djeshme sot situata është drejt stabilizimit, jemi ulur me 9 cm. Të tre hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të një pompe që kishim në hidrovorin nr 1, u riparua dhe tani të gjithë hidrovoret janë me kapacitet të plotë.

I gjithë vërshimi i lumit Vjosa përballohet nga tre hidrovore, Hidrovori 1, 3 dhe ai i Semanit, plus Hidrovori i Akrnisë. Të 4 këta hidrovorë bëjnë të mundur gjithë përcjelljen e sasisë së ujit që u përmbyt nga vërshimi i Vjosës.

Tani Vjosa ka hyrë në shtrat dhe nuk kemi probleme, por do të na duhet 15-20 ditë sipas sepcialistëve që të heqin këtë sasi të ujit që të dalë nga Vjosa. Ne kemi 3 ditë që po punojmë dhe situata është drejt normalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat