Përmbytjet, Xhaçka paralajmëron banorët: Tani fillon një fazë e re

Shqipëria

Përmbytjet, Xhaçka paralajmëron banorët: Tani fillon një fazë e re

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Përmbytjet në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga Darzeza deklaroi se “Nga Menaxhimi i mirë dhe puna e FA ka qenë garancia për të menaxhuar këtë situatë nga përmbytjet.

Këto janë ditë të vështira, të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Mirënjohje për punën e FA në krah të NATO dhe të gjitha operacionet e tjera.

Bravo ju qoftë. Këtu kanë qenë 500 efektivë, ndërtuam në kohë rekord urë. E përballuam shumë më mirë se në 2015” deklaroi Ministria Xhaçka.

“Bashkëpunimi me institucione lokale ka qenë shumë i mirë pasi fal këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që kemi këtë rezultat. Nuk do të lëmë asnjë pa e ndihmuar, tani fillon faza e dytë ajo e pastrimit të territorit dhe ndihmën për çdo kënd”, shtoj ajo më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat