Përmbytjet, 4 Prokurori nisin hetimet për shkatërrimin e pronave dhe bizneseve

Shqipëria

Përmbytjet, 4 Prokurori nisin hetimet për shkatërrimin e pronave dhe bizneseve

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:45
Përmbytjet në Shqipëri

Prokuroritë e rretheve, Tiranë, Krujë, Fier e Vlorë nisën verifikimin e kallëzimeve të dëmeve në zonat e pushtuara nga uji.

Mësohet se pjesë e skanerit të organit të akuzës do të jenë edhe firmat kontraktuale për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si ato kombëtare edhe rurale.

Lëvizja e Prokurorisë vjen pas kallëzimeve që kanë bërë dhjetëra qytetarë, të cilëve iu dëmtuan pronat dhe bizneset pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Prokuroria e Tiranës është ende në fazë fillestare, duke mbledhur dokumentacionin përkatës e më pas do të shprehet nëse ka apo jo shkelje ligjore.

Shumë biznese të mëdha u prekën nga përmbytjet në autostradën Tiranë-Durrës, aortën më të rëndësishme ekonomike të vendit.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj fajësoi për përmbytjet firmat e pastrimit, gjatë takimit që pati me këto të fundit ditën e premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat