Basha prezanton “qeverinë antimafia” në Bruksel: "Tahiri" ka lënë shije të hidhur në BE

Shqipëria

Basha prezanton “qeverinë antimafia” në Bruksel: "Tahiri" ka lënë shije të hidhur në BE

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:25
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet aktualisht në Bruksel në punimet e Asamblesë së Partive Popullore Europiane, nga ku ka prezantuar idenë e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama dhe ngritjen e një qeverie që ai e cilëson “antimafia”.

Sipas Lulzim Bashës shumë vende të Bashkimit Europian janë të stepura në lidhje me integrimin e Shqipërisë në familjen europiane, pasi rastet e fundit në vend, si dosja Tahiri dhe zhdukja e ish zyrtarëve të lartë të policisë të dyshuar si të lidhur me grupin Habilaj, ka lënë një shije fort të hidhur për këto vende.

 Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit.  

Deklarata  e plotë: 

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur. 

Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit.  PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare. 

Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes sëë lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë. 

Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për ne si opozitë. Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen per diçka qën në faktn ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarësh dhe kriminelësh me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre. 

Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhjja e një qeveriea antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat