Berisha shpërthen në akuza kundër Ahmetajt: Vodhi miliona euro njeriu i tij me djegësit e mbetjeve, vendi po shkon në destabilizim

Shqipëria

Berisha shpërthen në akuza kundër Ahmetajt: Vodhi miliona euro njeriu i tij me djegësit e mbetjeve, vendi po shkon në destabilizim

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:09
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza kundër ministrit të Financave Arbem Ahmetaj në lidhje me incineratorët e mbetjeve,, duke u shprehur se njeriu i ministrit ka përfituar kontrata miliona euro pa vendosur as edhe një tullë të vetme. Berisha foli për djegësit e mbetjeve që pritet të ngrihen në Elbasan, Fier dhe Tiranë duke shpjeguar edhe skemën e grabitjeve të parave të taksapaguesve shqiptarë sipas tij.

“Afera është edhe më pleh se të gjitha plehrat e Shqipërisë. Në vitin 2015, një kompani ofrohet dhe kërkon të ndërtojë djegësit e Elbasanit. Në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kjo qeveri me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, brenda një dite në kundërshtim me ligjin brenda një dite bëjnë 9 veprime dhe ia japin tenderin atij që deshën, një famozi Klodian Zoto, ish-menaxheri dhe njeriu i Arben Ahmetaj në aferën e “Hermesit”, ku i vodhi miliona impulse qytetarëve shqiptarë. Ky zotëri e merr me 22 mln djegësin e Elbasanit. Po ky zotëri më 16 dhjetor 2014, e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 mln euro nga taksa paguesit shqiptarë. Në botë nuk mund të ndodhë kurrë në qoftë se ministri i Financave dhe kryeministri nuk janë në tavë dhe vjedhin si ujqër të tërbuar paratë e taksapaguesve. Çfarë bënë me djegësin e Fierit? Ia dhanë Klodian Zotot, duke ndërruar emrat e kompanive me Vilma Nushin. I dhanë 28 mln euro. Ai ia shiti italianit me 15 mln euro. Futi në xhep 13 mln euro të atyre njerëzve që nuk kanë sot nga përmbytjet. Ku janë deputetët e Fierit? A është vendosur një tullë për këtë vepër në Fier? Asnjë tullë e vetme. Kompania ka marrë 6 mln euro pa marrë akoma lejen e ndërtimit. Vendi do të shkojë drejt destabilizimin”, ka theksuar ish-kreu i qeverisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat