Shpëtuam nga përmbytjet, por ja çfarë do të ndodhë me motin ditët në vijim

Shqipëria

Shpëtuam nga përmbytjet, por ja çfarë do të ndodhë me motin ditët në vijim

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Rreziku nga përmbytjet në vend tashmë është larguar. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në dy ditët në vijim nuk do të ketë reshje intensive. Si rezultat nga llogaritjet e fundit hidrologjike, IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve do të kthehen në nivele normale dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje. Vjosa, Semani dhe Shkumbini tashmë nuk do të ketë më rrezik për të sjellë të tjera përmbytje si pasojë e prurjeve të shumta.

Gjatë ditës së hënë, parashikohet që reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës.

Ndërsa që prej së martës në të gjithë vendin nuk parashikohen reshje shiu. Ndërsa parashikohen reshje në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit. IGJEUM parashikon një ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim të cilat do të shoqërohen me reshje dëbore sidomos në zonat veriore të vendit. Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri pati reshje të dendura shiu të cilat shkaktuan përmbytje në të gjithë vendin. Si rezultat me qindra hektarë tokë e banesa u përmbytën ndërsa u evakuuan shumë familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat