Përmbytjet sjellin dëme të shumta në Valias, banorët kërkojnë ndihmë

Shqipëria

Përmbytjet sjellin dëme të shumta në Valias, banorët kërkojnë ndihmë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:22
Përmbytjet në Valias të Kamzës

Ujë, baltë, orienti shtëpiake të dëmtuara, janë gjithçka ka mbetur nga vala e përmbytjes në Valias të Kamzës. Banorët tregojnë për Report Tv se përmbytja në këtë zonë është kthyer në një problem të përvitshëm, si rezultat i bllokimit të kanalizimeve.

Ky kanal kullues që kalon përmes Valiasit të ri dhe atij të vjetër ka nisur të pastrohet në 2 ditët e fundit pas shumë vitesh.

Sipas banorëve dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha e të papërballueshme për rikuperimin e tyre.

“Hera e katër apo e pestë që përmbytemi dh askush nuk ka ardhur të na shohë. Nuk na kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Më janë shkatërruar divanet e të gjitha.

Uji në shtëpi vajti gati një metër. Atë natë nuk kishim çfarë të bënim, dolëm jashtë, nuk mundëm të shpëtonim shumë gjëra. Të na ndihmojë qeveria!

Atë natë që erdhi uji isha vetëm. Burrin e kam invalid. Të na ndihmojnë!”, shprehen qytetarët.

Reshjet intensive të rëna ditët e fundit përmbytën mbi 30 banesa në Valias, duke bërë që disa familje të evakuohen që aty, teksa vijon puna për pastrimin banesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat