Miratohet rezoluta kundër dhunës ndaj grave, Kryemadhi: Përgjegjësi e të gjithë politikës!

Shqipëria

Miratohet rezoluta kundër dhunës ndaj grave, Kryemadhi: Përgjegjësi e të gjithë politikës!

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:35
Monika Kryemadhi

Parlamenti miratoi projekt-rezolutën për dënimin e dhunës ndaj grave dhe marrjen e masave urgjente për evidenimin e rasteve dhe gjetjen e mekanizmave ligjorë për parandalimin e këtij fenomeni.

Në tekstin e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike, kërkohet të parashikohen hapa konkret për veprim efikas.

Ndër ta janë: krijimi i një nënkomisioni të përhershëm parlamentar, analizimi i plotë i situatës, krijimi i një regjistri kombëtar për dhunën në familje, ndryshimet ligjore, si dhe mbështetje më e madhe financiare nga qeveria.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan se  është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës!

DITA E SOTME NË PARLAMENT:

PËR TË NDALUR DHUNËN NDAJ GRAVE:

Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës!

Ky solidaritet i gjerë politiko-shoqëror është një shpresë e re për një ndarje njëherë e përgjithmonë nga kjo shëmti e papranueshme dhe e rëndë, siç është dhuna ndaj grave.

Si kryetare e LSI-së, por dhe personalisht do të investohem me të gjitha fuqitë e mia që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër, por një dokument veprimi për të mirën e gruas shqiptare e te Shqipërisë ne tërësi.

PËR OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM:

Votimi unanim i rezolutës për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm demonstron një orientim pozitiv të Shqipërisë drejt politikave afatgjata dhe në sinkron me qëndrimet e vendeve më të përparuara të botës.

Kjo është një sprovë që Shqipëria t’i largohet njëherë e përgjithmone spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës.

Politikëbërja tash e tutje ka detyrim t’i respektojë këto objektiva të qëndrueshme e jo t’i devijojë ato për interesat e çastit e të ditës. JAVË TË MBARË!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat