“Në Kamëz uji ka shkuar në 2 metra lartësi, 635 familje janë prekur”

Shqipëria

“Në Kamëz uji ka shkuar në 2 metra lartësi, 635 familje janë prekur”

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:40
Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu në një lidhje direkte në studion e “Tonight Ilva Tare” tha se në këtë zonë janë 635 familje të prekura nga përmbytjet dhe në 130 prej tyre, ndërtesat janë të pabanueshme.

Mziu: Aktualisht situata është më e mirë. Kemi një situatë e cila nuk është përsëritur asnjëherë në këto përmasa. Nga verifikimet konstatojmë se kemi 635 familje që kanë shtëpitë të prekura nga uji. Në këto shtëpi, më shumë se 130 familje nuk banojnë në shtëpitë e tyre, që do të thotë se shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.

 Zona e Kamzës është një zonë e gjitha ka qenë një ndërmarrje bujqësore dhe sot ka më shumë se 140 mijë banorë që do të thotë se ka nevojë për të ndryshuar infrastrukturën e saj. Ka dy pika rreziku, një pjesë në Valias dhe pjesa Frutikulturës. Besoj se ka ndikuar në zonën e Kamzës përveç reshjeve të shiut dhe mos financimit të projekteve për kolektorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat