Makina u zu nga shkëmbi, flet shoferi: S’ka asnjë shenjë, mund të kish ndodhur hataja

Shqipëria

Makina u zu nga shkëmbi, flet shoferi: S’ka asnjë shenjë, mund të kish ndodhur hataja

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Pas ngjarjes në fshatin Golik të Pogradecit, kur një makinë u zu nga një shkëmb, detaje më shumë në lidhje me ngjarjen ka dhënë vetë drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri.

Ky i fundit ka treguar për News24 se si kanë mundur të shpëtojnë për mrekulli. Kapri rrëfen se ishte bashkë me dy shokë të tjerë në mjet kur po përpiqeshin të kalonin rrugën për t’u shkëmbyer me një mjet tjetër.

“Kur hapa krahun një shkëmb u shkëput dhe me goditi në pjesën anësore të makinës. Dy shoket e mi të cilët ndodheshin në krahun e pasagjerit morën disa dëmtime të lehta,” tha ai.

Sipas tij, “shkak janë bërë punimet në rrugë pasi firma nuk ka vendosur asnjë mase sigurie. Renia e shkembinjve është e përsëritur në gjithë gjatesinë e rrugës. Mund te kishte ndodhur nje tragjedi. Fatmiresisht shpetuam. E kemi ngritur shume here shqetesimin per firmen përkatese por askush nuk na dëgjon”.

Nga ky incident pati vetëm dëme materiale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat