Xhaçka: Ja pse ishte e vështirë të largoje njerëzit nga qendra tregtare

Shqipëria

Xhaçka: Ja pse ishte e vështirë të largoje njerëzit nga qendra tregtare

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 07:00
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka treguar se Forcat e Armatosura bënë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit që kishin mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjes në mjediset e qendrës tregtare City Park.

Xhaçka tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, pavarësisht vështirësisë që u krijua nga sasia e tëpërt e reshejve dhe ujit të mbledhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, FA-të bënë të pamundur për t’u ardhur në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin mbetur të bllokuar.

Ajo tregoi se ishte një errësirë e madhe, gomonia nuk afrohej afër qendrës pasi rrymat ujore e pengonin lëvizjen e saj.

“Operacioni ishte shumë i vështirë për të shkuar dhe për t’i marrë ata njerëz, ndërsa arsyet janë të shumta. Kjo lidhet me ndërtimet pa leje, me mos pastrimin e kanaleve anësore dhe hidrovorëve etj”, -tha ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat