Dhunë në familje në Lezhë, burri ‘masakron’ gruan

Shqipëria

Dhunë në familje në Lezhë, burri ‘masakron’ gruan

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:49
Policia e Lezhës

Policia e Lezhës ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje ditën e djeshme.

Ka qenë një telefonatë që ka njoftuar policinë, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti.

Siç bëhet e ditur nga policia, efektivët kanë  parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, A.P.

 Nga kontrolli fizik dhe i banesës së këtij 36-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 460 fara narkotike Cannabis Sativa si dhe rreth 61  gramë lëndë bimore në formë boçe e  Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, policia ka vënë në pranga Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Lezhë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat