Ndërhyrje në rrjet, disa zonë në Tiranë pa energji elektrike

Shqipëria

Ndërhyrje në rrjet, disa zonë në Tiranë pa energji elektrike

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

OSHEE ka njoftuar ditën e sotme se në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kabinave elektrike 6 kv dhe kthimi i tyre në kabina 20 kv, me linja kabllore TM dhe ndërtimin e kabinave të reja, është duke u punuar sot nga ora 09.00 deri në 16.00, në kabinën “Golloborda”.

Po ashtu, siç bëhet e ditur, do të bëhet edhe demontimi i kabinës shtyllore. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, do jenë pa energji elektrike rruga “Sulejman Pitarka” pjesërisht, pranë Ish parkut 21 Dhjetori.

Po për shkak të punimeve qe do të kryhen në kabinat B-3 ;  B-6 dhe B-8 , fideri F-17, N.stacioni Kashar, në kuadër të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, pas dëmtimit që pësoi ky nstacion ditët e fundit, sot nga ora 10:00-15:00 do të ketë kufizime energjie zona afër Top Chanel pjesërisht, Mëzez pjesërisht, Yzberisht pjesërisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat