Gramoz Ruçi udhëton drejt SHBA-ve, ja kush e shoqëron

Shqipëria

Gramoz Ruçi udhëton drejt SHBA-ve, ja kush e shoqëron

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:46
Gramoz Ruçi

Shuhen të gjitha zërat dhe akuzat e artikuluara nga ana e opozitës për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se ishte shpallur “non grata” në SHBA.

“BalkanWeb” mëson se Gramoz Ruçi sëbashku me Mimi Kodhelin, Taulant Ballën dhe Anastas Angjelin janë nisur sot drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Republikane, aty ku pritet të kenë edhe takime me kongresmenë të ndryshëm.
Akuzuat për Ruçin u artikuluan kur mori detyrën e Kryetarit të Kuvendit, mes kundërshtimeve të Partisë Demokratike dhe LSI-së.

Një ndër arsyet pse opozita kundërshtonte votimin e Ruçit ishte përfshirja e tij në strukturat e partisë Komuniste, por edhe me justifikimi se atij nuk i lejohej të shkelte më në SHBA për shkak se ishte shpallur person “non grata”.

Akuzuat e opozitës lidheshin me refuzimin e një vize për të në vitin 2005, por sot vërtetohet deklarata e kryeminsitrit Rama se shumë shpejt do ta shihnin të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat