Bylykbashi: Qeveria kërkon që të kapë Kryeprokurorin

Shqipëria

Bylykbashi: Qeveria kërkon që të kapë Kryeprokurorin

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:08
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në një prononcim për mediat, u shpreh se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me 36 vota.

Ai tha se lëvizja e fundit e qeverisë, është një përpjekje për të kapur këtë institucion.

“Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun.

Rast i mbarimit të parakohshëm të mandatit, por nuk jemi në këtë rast. Ligji përcakton se merr vendim Kuvendit me 3/5 dhe kjo është një cështje tjetër. Janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin” deklaroi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat