Mjekët e Emergjencës japin dorëheqje, i shkruajnë këtë letër kryeministrit

Shqipëria

Mjekët e Emergjencës japin dorëheqje, i shkruajnë këtë letër kryeministrit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:10
Ilustrim

Me ane te nje letre plot ankesa dhe pamundesi kushtesh pune, drejtuar presidentit, kryeministrit dhe ministres se Shendetesise, mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë deklarojne se terhiqen nga pozicioni i punes.

Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat