Deputetja e PS-së emëron kushërirën drejtoreshë të spitalit të Fierit

Shqipëria

Deputetja e PS-së emëron kushërirën drejtoreshë të spitalit të Fierit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:22
Deputetja e PS-së

“Votoni numrin 2 të shpëtojmë shqiptarët nga tepsia, mos harroni numrin 2”, ishte kryefjala e fushatës që i dha timonin Kryeministrit Edi Rama.

Ligjërimi kryesor i Ramës dhe ekipit të PS-së, u bazua jo në program por në shpërbërjen e “tepsisë”, lidhjeve nepotike në administratë.

E menjëherë pasi mori timonin,  Rama mblodhi drejtorët e spitaleve për t’iu komunikuar shkarkimin live në ERTV.

“Është hera e parë që zhvillohet një konkurs i tillë, publik, transparent për drejtuesit e shëndetësisë në vend. Ky është një standard i ri, një model i ri dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa, por çdo konkurs do të zhvillohet mbi bazë meritokracie dhe mbi baza të procedurave transparente”,-tha Manastirliu.

Por çfarë ndodhi me garën?

Pak javë më parë u bënë publik emrat fitues në këto poste. Në shumicën e spitaleve të vendit u vendosën po ata drejtorë spitalesh që kishin qenë në 4 vitet e para të qeverisjes. Disa prej tyre të angazhuar në Partinë Socialiste.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga SYRI.net në garën për spitalin e Fierit rezulton se fituesja e këtij posti është kushërira e deputetes së PS-së, një lidhje e pastër nepotike.
 Në konkurs morën pjesë 4 persona, të katërt pjesë e Partisë Socialiste.

Garuesit ishin:

 1 Afrim Plaka - Kandidati i 16 në listën e Ps në zgjedhjet e 2017,
2- Kreshnik Ternova - Ish Drejtori i Spitalit Fier,
 3-Arben Voja - Kryetari i Komunës Topojë Fier,
4- Nevila Shuke Doko ish-Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik, Fier - Kryetare e Partisë Socialiste në Libofshë dhe kushërirë e parë me deputeten e qarkut Fier Adelina Rista Doko.

Konkursi u fitua nga Nevila Shuka, pjesë e strukturave të PS-së dhe lidhje familjare e deputetes Adelina Risat Doko. Kjo garë ilustron qartë metodën e qeverisjes së Rilindjes. Fasada dhe demagogjia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat