Mjekët që dhanë dorëheqjen, takim në Ministrinë e Shëndetësisë

Shqipëria

Mjekët që dhanë dorëheqjen, takim në Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:48
Mira Rakacolli

Pas publikimit të letrës në media u mësua se zv/ ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli po mban një takim me mjekët që kanë firmosur dorëheqjen.

Takimi po mbahet në zyrat e ministrisë.

Por më përpara kjo ministri mohoi të ekzistonte një letër e tillë për tërheqje nga puna.

Përmes një letre, 8 mjekë të urgjencës të sëmundjeve të brendshme në QSUT deklarojnë largim nga puna për shkak të kushteve në të cilën ndodhet ky shërbim.

Mjekët që kanë firmosur peticionin i kërkojnë zgjidhje të problemit duke vënë në dijeni Presidentin Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu.

Ata argumentojnë se arsyeja e largimit është se nuk respektohen kontratat mes mjekëve dhe punëdhënësve, në këtë rast QSUT

Sipas tyre, ka fluks pacientësh dhe pavioni nuk ka hapësirë dhe kapacitetet për të përballuar këtë numër.

Bluzat e bardha thonë se në bazë të respektimit të kodit të punës, zgjidhin kontratën duke lajmëruar 30 ditë para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat