Dekretimi i Visho Ajazit si ambasador në NATO, ja çfarë ka vendosur Presidenti Meta…

Shqipëria

Dekretimi i Visho Ajazit si ambasador në NATO, ja çfarë ka vendosur Presidenti Meta…

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:41
Visho Ajazi

Presidenti Ilir Meta, liroi sot nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Leonard Demin.

Në vend të tij, kryeministri Rama ka propozuar Visho Ajazin, i cili u dorëhoq nga drejtimi i SHISH, ndërsa burime nga Presidenca bëjnë me dije se, dekretimi i këtij të fundit nga Presidenti Meta është çshtje kohe.

Burime nga Presidenca sqarojnë se, dekretimi i Visho Ajazit në NATO, do të ndodhë menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

Sakaq, Presidenti Meta beson se, zoti Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO.

Lirimi nga detyra i Leonard Demit si ambasdor i vendit tonë pranë NATO-s, i hap rrugët dërgimit në këtë detyrë të lartë të Visho Ajazit.

Ajazi dha dorëheqjen nga drejtor i SHISH një muaj më parë në kulmin e debatit që shkaktoi skandali i përgjimeve të Tahirit dhe nisja e hetimeve ndaj tij.

Visho Ajazi është emri i Kryeministrit për në NATO. Sakaq emri i tij pritet të marrë marrë edhe dakordësinë e Metës.

Burime zyrtare nga Presidenca thanë se, “dekretimi i Visho Ajazit në NATO do të ndodhë menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm parlamentar”.

Presidenti Meta beson se Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e re në NATO, thanë burimet pranë Metës. Sakaq, kujtojmë se po sot Presidenca e ka dekuruar Ajazin me dekoratën e Artë të Shqiponjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat