Shqipëri, në rast se shpallen emergjencat, shteti paguan të gjitha dëmet - Bota Sot
Shqipëri, në rast se shpallen emergjencat, shteti paguan të gjitha dëmet

Shqipëria

E enjte, 14 dhjetor 2017

Shqipëri, në rast se shpallen emergjencat, shteti paguan të gjitha dëmet

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Pamje nga vershimet

Pa u tërhequr uji nga të gjitha shtëpitë dhe tokat e përmbytura, politika po debaton se si duhet trajtuar kjo situatë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por qeveria refuzon në mënyrë të prerë.

Arsyeja janë paratë. Nëse qeveria shpall gjendjen e emergjencës, detyrimet që rrjedhin nga ligji i emergjencës shkojnë në dhjetëra milionë euro. Por si, pse dhe kur shpallet gjendja e emergjencës? Kuadri ligjor është një vendim i qeverisë së Fatos Nanos në vitin 2002. Sipas këtij vendimi, gjendja e emergjencës mund të shpallet në një pjesë të territorit, ose në të gjithë vendin kur plotësohen këto kritere.

Në rastin e përmbytjeve mund të shpallet gjendja e emergjencës kur:

a-niveli i ujrave arrin pika kritike në disa zona të matshme
b-një ose më shumë lumenj kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme
c– kur jeta e popullsisë civile, gjësë së gjallë dhe pronat janë rrezikuar seriozisht

Pas shpalljes së emergjencës, të gjitha veprimet e organeve shtetërore rregullohen nga ligji për emergjencat civile. Në nenin 1 ky ligj thotë:

“Planëzimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon: parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile”.

Pra nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind të çdo dëmi që prek popullatën.

Në 7 vitet e fundit Shqipëria e ka shpallur dy herë gjendjen e emergjencës për fatkeqësitë natyrore: në të dyja rastet nga ish-Qeveria “Berisha”, një herë në vitin 2010 kur u përmbyt zona e Nën Shkodrës nga shkarkimet e Fierzës dhe herën e dytë në 2012-ën kur ngricat dhe dëbora bllokuan Veriun e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria miratoi 11 milionë euro në 2010 për dëmshpërblimin e banorëve, ndërsa në 2012 shifra e kompesimit ishte 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test