Droga drejt Italisë, Krimet e Rënda vënë në pranga nënkomisarin në Fier

Shqipëria

Droga drejt Italisë, Krimet e Rënda vënë në pranga nënkomisarin në Fier

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 21:24
Gjykata e krimeve të rënda

Krimet e Rënda kanë zhvilluar një operacion në Fier ku në pranga ka rënë edhe një polic. Ky polic ka dyshime të forta se ka qenë në grup në rolin e organizatorit të një grupi të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje kjo që ka ndodhur në janar 2017.

Prokuroria në Shqipëri ka nisur hetimet pasi autoritetet në Itali kanë zbuluar një kamion me lëndë narkotike që drejtohej nga ana e shqiptarit Dhimo Koraj. Bazuar në informacione të besueshme, Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur hetimet duke vënë në pranga anëtarë të grupit të dyshuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar përpara pak kohëve shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë janë vendosur nën hetim në masën e “arrestit me burg”. Gjatë hetimit u vendos masa “arrest me burg” për shtetasin Aurel Lazaj masë që u ekzekutua para pak ditësh.

Ndërkohë u nxor urdhër ndalimi për Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në komisariatin e Fierit Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar nga policia sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat