Berat, shkoi të marrë me forcë djalin nga çerdhja, arrestohet babai

Shqipëria

Berat, shkoi të marrë me forcë djalin nga çerdhja, arrestohet babai

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Një 40-vjeçar nga Ura Vajgurore i identifikuar si Edmond Mbrati ka përfunduar në prangat e policisë në momentin kur po tentonte të merrte nga çerdhja, djalin e tij.

Mbrati është përballur me të shoqen e tij 33-vjeçare në dyert e çerdhes, e cila nuk e ka lejuar ta merrte djalin e tyre, pasi kishte një veprim gjykate që nuk e lejonte, pasi gruaja kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata. 

Policia e Beratit njoftoi se “dje, më datë 5.12.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edmond Mbrati, 40 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Berat. Shtetasi i lartpërmendur ka shkelur Urdhrin e mbrojtjes që Gjykata ka lëshuar ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases F.A , 33 vjeçe, banuese në lagjen ”Kushtrim”, Berat, duke shkuar në çerdhen e djalit të tyre për ta marrë, por kjo e fundit nuk e ka lejuar. Mbrati akuzohet për veprën penale “Veprim në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat