Drogë dhe armë në Memaliaj, dy persona në kërkim

Shqipëria

Drogë dhe armë në Memaliaj, dy persona në kërkim

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:15
Gjerat e gjetura nga policia

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë në Memaliaj, në  bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve te Paligjshme në D.V.P.Gjirokastër, kanë zhvilluar operacionin e koduar "Zhapokika".

Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se dy persona,  identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur "Përroi i Madh", në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zone me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish: Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.

Gjithashtu, pranë tyre është gjetur dhe  një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg.

Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për  kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve  narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat